Urta Fest Albania

“Urta Fest Albania” është një aktivitet kulturor dhe artistik nga producenti dhe kantautori Kastro Zizo dhe shoqata “E ardhmja ime, e tashmja ime!”. Objekti i këtij aktiviteti, është afrimi i të rinjve të talentuar në muzikë, pranë një studioje e cila ofron të bëjë gjithçka për ta dhe ëndrrën e tyre!  Festivali i muzikës “Urta Fest Albania” zbulon talente të reja kryesisht të rrymës Hip hop, RnB, reggae, reagon dhe pop music.

Urta Fest 2023

Rikthehet Urta Fest Albania 2023 në kërkim të talentit më të mirë. Për më shumë vizitoni Urta Fest.

Urta Fest 2020

“Urta Fest” është një format dedikuar promovimit të talenteve të reja. Edicioni i parë i festivalit të muzikës “Urta Fest Albania” u mbajt në 2020. Festivali u zhvillua në 12 netë transmetimi nga te cilat 8 bëjnë pjesë në fazën e prezantimeve të artistëve pjesëmarres, 3 netë i përkasin fazës gjysmë ‘nale dhe nata e dymbëdhjetë është mbrëmja ‘nale e festivalit. Në festival marrin pjesë 16 artistë. Instrumentalet e kënduara nga konkurentët janë prodhim i VINSMOKER. Realizimi audio video nga HIJA FILMS.

Në krijimet artistike të cilat u performuan në “Urta Fest 2020” dhe gjatë diskutimeve në studio, iu vendosëm theksin temave të një rëndësie të lartë sociale, siç janë: të drejtat gjinore të barabarta, të drejtat e komunitetit LGBTQ+, dhuna në familje, etj.

Me Kastro Zizon dhe VinSmoker si krijues artistik dhe jurinë e përbërë nga Alban Kondi dhe Indrit Topi, të rinjtë pjesëmarrës përfituan jo vetëm vizibilitetin mediatik që ky projekt i mundësoi, por edhe një shtysë drejt tregut muzikor ku ata luajnë sot. Mund të themi me bindje dhe krenari se misioni ynë per t’i larguar të rinjtë nga “rruga”, u arrit me sukses! 

Ky projekt u realizua nga bashkëpunimi i shoqatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!” me Bashkinë Tiranë dhe qendra multimediale TEN.

“E ardhmja ime, e tashmja ime!”

Tiranë, 2020. 

Leave a comment

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑