Dreka është gati

Jeta sociale

Organizuar nga:
E ardhmja ime, e tashmja ime!

Tiranë, 2021

Dreka është gati“, është një nismë e cila u realizua nga shoqata “E ardhmja ime, e tashmja ime!” në periudhën post-covid. Pandemia na goditi globalisht në shumë aspekte, jo vetëm ekonomikisht, por ç’ishte më e keqja, emocionalisht. Ndaj ky projekt u ideua për të shkuar pranë familjeve dhe qëndrave sociale të kryeqytetit duke iu shërbyer atyre një vakt të ngrohtë, gatuar plot dashuri nga Chef Mirsad Tagani.

Njeriu është një qenie sociale, kështu që distancimi i detyruar nga pandemia na kishte bërë të gjithëve pesimistë e të plogësht. Kjo nismë tregoi se për këto familje dhe qendrën sociale “Streheza” ku ushqehen dhe strehohen qindra të pastrehë, mjaftonte pak ngrohtësi per t’iu rikthyer normalitetit.

Falë këtij projekti, edhe stafi i shoqatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!’ u karikua me energji pozitive dhe forcë për të ecur përpara me nisma të reja!

“E ardhmja ime, e tashmja ime!”

Tiranë, 2021.

Leave a comment

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑